Çmimi i shitjes së banesave në kryeqytet ka pësuar një rritje të fortë me rreth 12,3 % në pjesën e dytë të vitit të kaluar.Banka e Shqipërisë ka realizuar një vrojtim ku analizohet tregu i banesave në kryeqytet
Vlen të theksohet se shitjet më të mëdha janë në zonat e preferuara të kryeqytetit ku niveli I shitjeve ka qenë dy herë më i lartë në krahasim me vëllimin e shitjeve të realizuara gjatë gjysmës së parë të vitit të kaluar.
Në qendër të Kryeqytetit ndërtimet e reja arrijnë çmime rekord deri në 3500 euro metri katror.
Banka e Shqipërisë thekson se rritje është raportuar gjithashtu edhe për çmimet e shitjeve në zonat e tjera, ndërkohë që shitjet në qytetet bregdetare janë realizuar me çmime mesatare dhe më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhë.
Numri i pronave të pa shitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka vijuar të shënojë rënie për disa gjashtëmujorë radhazi.
Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi vlerësohet të jetë rritur lehtë duke shënuar 11 muaj nga 10.5 muaj për gjashtëmujorin e parë të vitit.
Po ashtu Banka e Shqipërisë ka konstatuar se edhe çmimet e qirasë si dhe kërkesa për të marrë prona me qira kanë njohur rritje.
Agjentët presin gjithashtu rritje të çmimeve të pronave të paluajtshme për banesat dhe pronat tregtare.
Në raport theksohet se.rreth 30% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në gjysmën e rasteve kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.