bruksel inaugurohet statuja e nene terezes ne kishen notre dame de laeken 64fdfa2235548

Bruksel/ Inaugurohet statuja e Nënë Terezës në kishën “Notre Dame de Laeken”

September 10, 2023
1 minut lexim

Statuja e Nënë Terezës është inauguruar në Kishën “Notre Dame de Laeken” në Bruksel. Lajmi është bërë me dije nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bajrami shkruan se inaugurimi i statujës së nobelistes shqiptare për Paqen, e ka theksuar mesazhin e paqes që Nënë Tereza e ka bartur në jetë dhe amshim.

“Paqja dhe dashuria mes njerëzve, në një botë plot mirësi, me Nënën Tereze si simbolin e saj, u festua në Meshën e Shenjtë, në Kishën Notre Dame de Laeken, në Bruksel. Inaugurimi i statujës së shenjtores shqiptare dhe laureates së Çmimit Nobel për Paqe vetëm sa e theksoi mesazhin e paqes që Nëna Tereze barti në jetë dhe amshim”, ka shkruar Bajrami.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vanessa hudgens ka nje problem me planifikimin e dasmes 64fdf9a5f38c6
Story i mëparshëm

Vanessa Hudgens ka një problem me planifikimin e dasmës

media rumune alarmonn raducioiu per kosoven mos te stervitet shkoni e faluni 64fdfb138553c
Story i radhës

Media rumune alarmonn,  Raducioiu: Për Kosovën mos të stërvitet, shkoni e faluni

Të fundit nga

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë