Trajneri i Fulhamit, Marco Silva, ka folur për situatën e Armando Brojës te ky klub.
Futbollisti shqiptar u huazua në fund të muajit janar nga Chelsea, mirëpo as te Fulhami nuk po gjen minutazh.
“Kam biseduar me Armandon. Ne besojmë në të. Ai e di që kur je në Premier Ligë, ka konkurrencë”, ka thënë Marco Silva, sipas Fabrizio Romanos.
“Ai arriti një ditë para ndeshjes me Burnleyn dhe Munizi realizoi një gol të rëndësishëm”.