broadcom mbyll marreveshjen e blerjes se vmware 655f8556968d3

Broadcom mbyll marrëveshjen e blerjes së VMware

November 23, 2023
1 minut lexim

Marrëveshja 61 miliardë dollarëshe e Broadcom për blerjen e VMware është mbyllur pas autoritetet rregullatorë dhanë dritën jeshile njoftoi kompania.

Pasi mori aprovimin në Kinë, prodhuesi i çipeve të rrjeteve ka siguruar të gjitha aprovimet e nevojshme për të ecur përpara me mbylljen e saj.

“Broadcom ka marrë aprovimin e Australisë, Brazilit, Kanadasë, Kinës, Bashkimit Europian, Izraelit, Japonisë, Afrikës së Jugut, Koresë së Jugut, Tajvanit dhe Mbretërisë së Bashkuar,” tha kompania.

“Jemi të emocionuar të mirëpresim VMware në Broadcom duke sjellë bashkë ekipet tona të inxhinierisë dhe inovacionit.”

Marrëveshja Broadcom/VMware nuk pati vëmendjen që mori ajo mes Microsoft dhe Activision. Por produktet e Broadcom gjendet thuajse në çdo strukturë të internetit në forma të ndryshme.

VMware nga ana tjetër ndërton softuerë virtualizimi dhe cloud me të cilat korporatat lidhin rrjetet lokale me cloud-in publik.

Kjo e ka bërë VMware një objektiv për Broadcom por në të njëjtën kohë marrëveshja u bë subjekt hetimesh nga rregullatorët në mbarë botën. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

dy termete te fuqishme godasin turqine 655f80e53bd73
Story i mëparshëm

Dy tërmete të fuqishme godasin Turqinë

kryediplomati britanik cameron takon netanyahun gjate vizites ne izrael 655f85d3a6026
Story i radhës

Kryediplomati britanik Cameron takon Netanyahun gjatë vizitës në Izrael

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti
ShkoLartë