Brnabiq: Perëndimi ka mirëkuptim të pakuptueshëm ndaj Kurtit

July 17, 2023
1 minut lexim

Planit fillestar për shtensionim që përfshin zvogëlimin prej 25% të pranisë së njësive speciale policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se “nuk i besoj” derisa tha se Perëndimi “ka durim të pakuptueshëm ndaj (Kryeministrit të Kosovës, Albin) Kurtit”.

“Kurti nuk është i interesuar të bëjë ndonjë gjë konkrete, është ideologjia e tij, të mbledhë poena politike me retorikë lufte, kam frik se kjo çfarë po ndodh (rrahjet në Kuvend të Kosovës) do të rezultojnë në politika edhe më radikale. Pyetja është se si dëshiron Perëndimi ta tolerojë”, ka thënë kryeministrja serbe duke folur në televizionin kryekëput propagandistik “Tv Pink”, siç e citoi “Vreme”.

Brnabiq njoftoi gjithashtu se gjatë javës Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të udhëtojë për në Bruksel dhe se “nuk i besojnë” planin të Kurtit për shtension.

“Qendrat perëndimore kanë shumë mirëkuptim kundrejt Kurtit, që për mua është e pakuptueshme”, ka thënë ajo.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Korrupsioni në Shëndetësi/ SPAK përfundon hetimet, dërgon kërkesën për gjykim në GJKKO

Story i radhës

Rriten temperaturat, vjen rreziku nga zjarret! Armata e RMV-së ka gati dy helikopterë për t’i angazhuar në terren

Të fundit nga

ShkoLartë