Brnabiç e quan BE-në hipokrite: Vuçiç është paqësor, Albin Kurti do luftë

August 14, 2022
1 minut lexim

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e ka quajtur hipokrizi evropiane komunikatën e Bashkimit Evropian për ulje të tensioneve dhe largim nga retorika nxitëse të liderëve të Serbisë e Kosovës.

Brnabiç shkroi në Twitter se është e trishtueshme të shohësh se BE-ja nuk e sheh fajin e saj në atë se “ku jemi sot” dhe theksoi se “po afrohen dhjetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, të cilën BE-ja thjesht nuk mund ta zbatojë”.

“Duke parë këtë deklaratë të EEAS, dikush do të mendonte se sot është 1 prilli, jo 14 gushti. Duhet të jetë një lloj shakaje (shumë e pakëndshme). Për plot 175 ditë Kurti ka provokuar një konflikt të armatosur me serbët”, shkruan kryeministrja serbe.

“Dhe, po ky vit do të mbahet mend si viti në të cilin Kurti ua hoqi të drejtat më elementare të njeriut po atyre serbëve në Kosovë – duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë me shkrim, BE-ja nuk bëri absolutisht asgjë në këtë drejtim”.

Cicërimet e Brnabiç vazhdojnë duke lavdëruar eprorin e saj. Shkruan se “motoja e presidentit Vuçiç dhe Serbisë është e qartë: paqe dhe stabilitet”.

Në fakt tensionet e fundit në Veri janë ngritur pasi Kosova ka bërë atë që Serbia e bën tash e sa vjet – ka vendosur që të zbatojë një masë për lëshimin e një dokumenti shtesë për kalim nga Serbia në Kosovë të shtetasve serbë, siç bënë Serbia me ata kosovarë.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar edhe se parimisht nuk është për vendosje të këtyre masave dhe se do të ishte e kënaqur t’i hiqte ato fare në momentin që të njëjtën e bënë Serbia.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Awoniyi dhe 94 milionë eurot e investuara nga Nottingham Forest!

Story i radhës

Përplasja për kokainën mes grupeve shqiptare “trazon” qytetin belg ku u ekzekutua Bledar Muça

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë