britaniket te prere kunder zones se ndalim fluturimit ky veprim na con ne lufte me rusine 62235e02627e8

Britanikët të prerë kundër zonës së “ndalim-fluturimit”: Ky veprim na çon në luftë me Rusinë

March 5, 2022
1 minut lexim

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë mund të pengojë aftësitë e Ukrainës për të mbrojtur vendin.

Gjatë një vizite në Danimarkë, Ben Wallace tha për BBC se një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë nuk do të rriste vetëm rrezikun për aleatët e NATO-s – të cilët mund të vijnë në konfrontim të drejtpërdrejtë me avionët rusë – por gjithashtu mund të pengojë aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten.

Sekretari britanik tha se avionët dhe dronët ukrainas janë “një nga mjetet e pakta” që ukrainasit kishin për të goditur forcat ruse nga distanca: “Nëse keni një zonë të ndaluar fluturimi, ajo funksionon për të dyja palët”.

Ai tha se zona e ndalim fluturimit “mund t’u japë një avantazh rusëve”, të cilët ende mund të synojnë qytetet me artilerinë e tyre me rreze të gjatë dhe raketat nga toka.

“Mendoj se njerëzit duhet t’i bëjnë vetes pyetjen përpara se të sugjerojnë këto gjëra, çfarë do të thotë në terren dhe çfarë do të thotë për NATO-n, kur ka mënyra të tjera për të ndihmuar ukrainasit të mbrohen nga ajri,” tha sekretari britanik.

Vendet perëndimore kanë furnizuar Ukrainën me qindra raketa anti-ajrore “Stinger” javët e fundit.

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka bërë thirrje publikisht për një zonë ndalim-fluturimi. Por Wallace e mhonon një pretendim të tillë, dhe thotë se ai vetë ka qenë në kontakt të përditshëm me ministrin e mbrojtjes të Ukrainës, i cili, sipas tij ka thënë se një kërkesë e tillë për zonë ndalim-fluturimi nuk është bërë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

linda halimi ndahet nga bashkeshorti amerikan 62235dff8c17f
Story i mëparshëm

Linda Halimi ndahet nga bashkëshorti amerikan?!

hyseni jasharajt jetojne pergjithmone si legjenda te kombit tone 62236234b2338
Story i radhës

Hyseni: Jasharajt jetojnë përgjithmonë, si legjenda të kombit tonë

Të fundit nga

Son i vendosur për trofeun e parë me Tottenham

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Son Heung-Min, është i vendosur të shkruajë histori me klubin londinez në finalen e Europa League kundër Manchester United, që zhvillohet të mërkurën në Bilbao. Son, në konferencën

Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në. “Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe,
ShkoLartë