Britania vendos sanksione të reja ndaj kompanive e individëve rusë, cilët ka shenjestruar

March 26, 2022
1 minut lexim

Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj 65 individëve dhe kompanive të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Sanksionet përfshijnë prodhuesin rus të armëve Kronstadt si prodhues i dronëve të armatosur Orion dhe mjeteve të tjera ajrore pa pilot, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes.

“Këto sisteme janë përdorur gjerësisht në pushtimin rus të Ukrainës,” thuhet në deklaratë, e cila bazohet në informacionin nga shërbimet e inteligjencës britanike.

“Mbrojtja ajrore e fuqishme ukrainase pothuajse me siguri ka kufizuar fluturimet me njerëz përtej vijave të tyre të frontit, prandaj Rusia ka shumë të ngjarë të jetë detyruar të përdorë më shumë dronë pa pilotë në vend të tyre,” thuhet tutje në deklaratë.

Sanksionet synojnë të dëmtojnë kompleksin industrial të mbrojtjes të Rusisë dhe të kufizojnë aftësinë e saj për të zëvendësuar çdo dron të humbur.

Shumë vende të botës kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë në vazhdimësi pasi ajo nisi pushtimin e Ukrainës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy vjet nga anëtarësimi në NATO, MPJ ndriçohet me ngjyrat kaltër e bardhë/FOTO

Story i radhës

“Gjej dikë që të shikon siç e shikoj unë kapuçinon”, Sarah ndan foto me ndjekësit

Të fundit nga

ShkoLartë