Inteligjenca ushtarake britanike tha se ka parë një përqendrim të aktiviteteve ajrore ruse në juglindje të Ukrainës.
Sipas saj, kjo sugjeron se është pjesë e rifokusimit strategjik të Moskës në rajon.
Përderisa forcat ruse ende mund të jenë në gjendje për një zbarkim tokësor në Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar tha se beson se ky do të ishte një operacion i rrezikshëm.
Kjo pasi, sipas inteligjencës ushtarake britanike, forcat ukrainase tani kanë mundësi që të përgatiten për një gjë të tillë.