​Britania po dërgon gjashtë dronë nënujorë në Ukrainë

1 minut lexim

​Britania po dërgon gjashtë dronë nënujorë në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe njoftoi sot se do t’i japë Ukrainës gjashtë dronë nënujorë për ta ndihmuar që të pastrojë bregdetin e saj nga minat, gjë që do të bëjë më të sigurt dërgesat e grurit.

Britania e Madhe gjithashtu do të trajnojë dhjetëra personel të marinës ukrainase për përdorimin e dronëve, tha ministria në një deklaratë.

Norvegjia dhe Britania së bashku do të dorëzojnë mikrodronë në Ukrainë si ndihmë ushtarake në luftën e saj me Rusinë, njoftoi Ministria norvegjeze e Mbrojtjes në fillim të kësaj jave.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA do të emërojë ambasadorin e parë të Arktikut

Story i radhës

​Asnjëherë mos i hidhni këto gjëra në tualet

Të fundit nga