Britania e Madhe nuk i ndal ndihmat për Ukrainën, dërgon 22 ambulanca dhe 40 makina zjarrfikëse

April 25, 2022
1 minut lexim

Britania e Madhe do t’i sigurojë Ukrainës ambulanca të reja, motorë zjarri, pajisje mjekësore dhe financime për ekspertët e shëndetësisë në një përpjekje për të ndihmuar ekipet e urgjencës në vend të merren me pasojat e sulmeve ruse.

22 ambulanca të reja do të nisen për në Ukrainë në ditët në vijim për t’iu bashkuar më shumë se 40 makinave zjarrfikëse të cilat tashmë janë dërguar atje, raporton Sky news, përcjell “Bota sot”.

Qeveria do të japë gjithashtu 300,000 £ për ndihmën mjekësore, UK-Med, për ta ndihmuar atë të trajnojë mjekë dhe infermierë ukrainas.

“Të gjithë jemi të tmerruar nga imazhet e neveritshme të spitaleve të shënjestruara qëllimisht nga Rusia që nga fillimi i pushtimit mbi dy muaj më parë”, tha kryeministri Boris Johnson.

“Ambulancat e reja, motorët e zjarrit dhe fondet për ekspertët shëndetësorë të shpallur sot do të pajisin më mirë popullin ukrainas për të ofruar kujdes jetik shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kur negativiteti fshihet në kritika: 5 arsye pse dhe si kreativiteti shkatërrohet në punë!

Story i radhës

A i dëmtoi bora e prillit kulturat bujqësore? Flet ministri Peci

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë