Mediat në Britaninë e Madhe vijojnë të publikojnë detaje rreth funeralit të Mbretëreshës. Së fundmi është konfirmuar se Elizabeth II do të varroset pranë Dukës së Edinburgut.
Monarkia do të pushojë së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip në Kishëzën Memoriale Mbreti George VI pas një ceremonie mortore private që do të bëhet të hënën pasdite.
Kjo ceremoni do të pasojë funeralin e saj shtetëror në Westminster Abbey që zgjat për disa ditë. Shërbimi i varrimit do të jetë tërësisht privat, si një rast tërësisht personal familjar, por do të bëhet në orën 19:30 dhe do të kryhet nga Dekani i Windsor.
Dheu që do të shpërndahet në arkivol do të jetë mbledhur nga mauzoleumi mbretëror në Frogmore.