Mbretëresha Elizabeth II ka shtyrë një takim me këshilltarët e saj nga Këshilli i Shtetit të Britanisë së Madhe, i planifikuar për sot, pasi që mjekët e këshilluan të pushonte, njoftoi Pallati Buckingham.
Elizabeth II u takua dje me Liz Truss në kështjellën e saj Balmoral në Skoci për ta emëruar atë si kryeministre të re, pas dorëheqjes së Boris Johnson.
“Pas një angazhimi gjithë ditor dje, Madhëria e Saj pranoi këshillën e mjekut për të pushuar këtë pasdite.
Kjo do të thotë se mbledhja e Këshillit Shtetëror që duhej të mbahej sonte, do të shtyhet”, tha një zëdhënës.