Britani, përjashtohen 2 kandidatë për deputet pas paralajmërimit të MI5

1 minut lexim

Sekretarja e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Britani të Madhe, Maria Caulfield konfirmoi se dy kandidatë të mundshëm për deputetë janë hequr nga lista e Partisë Konservatore në pushtet pasi Agjencia e Brendshme e Inteligjencës MI5 paralajmëroi se ata mund të spiunonin për Kinën, transmeton Anadolu.

Të hënën, “Times Radio” raportoi se MI5 paralajmëroi se të dy kandidatë kishin lidhje me Departamentin e Punës së Frontit të Bashkuar të Kinës, një organ që dyshohet se ka për detyrë të ndikojë në politikën dhe opinionin global.

Duke folur për “Times Radio”, Caulfield tha: “U morën veprime të shpejta dhe ata u hoqën nga lista. Ata nuk do të garojnë në zgjedhje”. “Kjo tregon se ka vende të tjera që gjithmonë duan të infiltrohen brenda gjitha qeverive të tjera. Por, ne kemi treguar se e marrim seriozisht këtë dhe veprojmë me shpejtësi kur del një informacion inteligjence”, tha Caulfield.

Menjëherë pas emërimit të tij si kreu i MI5 në vitin 2020, Ken McCallum tha se Kina përbën sfidën më të madhe afatgjate për Britaninë.





Story i mëparshëm

Lotët e kurbetit s’kanë të ndalur nëpër stacione! Braktisin vendlindjen sepse u ka mbetur “vetëm të vdesin urie”

Story i radhës

Ulet numri i studentëve të regjistruar në rrethe/ Mbyllen tri degë në Elbasan, gjashtë rrezikohen në Korçë

Të fundit nga