Brezovica 2022, fundjavë e shumëpritur në automobilizmin e Kosovës

July 15, 2022
1 minut lexim

Me paraqitjen në garë, të shtunën nga ora 09:00-10:30, nisin edhe procedurat zyrtare për garën e madhe “Brezovica 2022”, e treta e këtij viti për disiplinën malore në Kampionatin e Kosovës në automobilizëm.

Gara e kësaj fundjave është shumë e rëndësishme për disa nga garuesit, pasi mund të jetë edhe përcaktuese për plasmanin e përgjithshëm në fund të kampionatit.

Brezovica është e veçantë edhe për faktin se shtegu është më i gjatë se sa në garat tjera (7.7 kilometra), prandaj mbahet vetëm një vozitje. Kjo do të thotë se garuesit nuk kanë mundësi t’i përmirësojnë gabimet eventuale.

Fitues në vitin e kaluar ishte Ernest Daka me kohën 04:12;684 minuta. Anëtari i AK PR DTM do të jetë pjesëmarrës edhe në garën e sivjetme dhe sigurisht që me BMW M3 e tij synon të përmirësojë rezultatin e një viti më parë.

Ambicie shumë serioze ka edhe Gazmend Demolli, i cili jo vetëm që e synon pozitën e parë në plasmanin e përgjithshëm, por edhe rekord të ri të shtegut.

Aktualisht rekordin e mban Liridon Kalenderi, i cili në vitin 2020 me Mitsubishi EVO shtegun prej 7.7 kilometra e pati kaluar për kohën 04:01.966 minuta.

Të shtunën mbyllja e shtegut për veturat civile bëhet në orën 12:00, ndërsa të dielën në 11:00, prandaj organizatori, AK Ferizaj dhe FASK kërkojnë mirëkuptim nga ata që do të udhëtojnë në këtë aks rrugor. Gjithsesi skuadra organizative do të përpiqet që pritjet e tyre të jenë sa më të shkurtra.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ju prezantojmë Adea Shabanaj që ia thotë ëmbël potpurisë popullore

Story i radhës

Barcelona dhe Bayerni në kontakte direkte për transferimin e Lewandowskit

Të fundit nga

ShkoLartë