Ju prezantojmë Adea Shabanaj që ia thotë ëmbël potpurisë popullore

min lexim

Një super potpuri popullore sapo e ka sjellë këngëtarja Adea Shabanaj, që besoj do të këndohet e dëgjohet në të gjitha ahenxhet shqiptare. Adea ia thotë mjaft bukur këngës shqipe duke ditur se është lindur dhe rritur në Norvegji ku edhe jeton,  ndërsa origjina e saj është Peja.

Nuk është e panjohur pasi ajo njihet me coverat mjaft të bukur që ajo i ka kënduar që në vitin 2020 e ku një vit më pas solli projektin e saj të parë.

Kjo potpuri që do keni mundësi ta ndiqni dhe në linkun poshtë është projekti i saj i 8-të me rradhë. E ëmbla Adea ka bashkëpunuar me Nexhi Vuniqi i cili ka orkestruar potpurinë, e video realizuar e përshtatur bukur nga EdiEntertainment e veshja nga Salloni Nusërie ZK. Vajza sapo është diplomuar në drejtimin Ekonomi dhe Administratë Biznesi, e muzikës që po i ecën mjaft mirë thotë që e ka vetëm hobi për momentin.

Ajo ka mjaft ftesa gjatë verës nëpër ahengje familjare, dasma e kanagjeqe, ndërsa po mendon ndoshta dhe një projekt të ri deri në fund të verës.BS

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biden viziton Arabinë Saudite mes kritikave nga grupet e të drejtave të njeriut

Story i radhës

Brezovica 2022, fundjavë e shumëpritur në automobilizmin e Kosovës

Të fundit nga