Reshje të mëdha breshëri kanë përfshirë fshatin e Kumrovcit në Kroaci, duke alarmuar qytetarët.
Sipas medieve kroate, sasia e të reshurave ka shkuar deri në 10 cm, duke shënuar një ngjarje të pazakontë.
Portali “24 sata”, ka shpërndarë një video të kësaj ndodhie të pazakontë, duke e filluar shkrimin e tyre me fjalët: “
Gjendja është katastofale. Më keq nuk mund të jetë. Ende kemi breshër nëpër rrugë. Në disa vende edhe deri në 10 cm.”