Brentord mposht Burnley-n dhe i largohet zonës së ftohtë

Brentford ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 29-të të Premier League. Bardhekuqtë kanë fituar 2-0 sfidën për mbijetesë kundër Brunely-t dhe i janë larguar vendeve të fundit të renditjes.

Ashtu siç pritej, ndeshja ka qenë e luftuar dhe vendasit kanë arritur ta zhbllokojnë 5 minuta para fundit me Toney. Protagonist edhe Christian Erkisen, i cili ka dhënë një a sist të mrekullueshëm.

Situata është përkeqësuar për Burnley-n në minutën e 92-të, kur Collins është ndëshkuar me karton të kuq.

Brentford ka përfituar menjëherë nga superioriteti numerik dhe ka realizuar golin e dytë përsëri me Toney në minutën e 93-të.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ҫfarë po ndodh me shoqërinë Donald-Dj Pm pas mbarimit të ‘BBV’

Story i radhës

“L.B ka vetëm një mundësi sot”/ Paloka: Të mos bëhet pengesë me hilet e tij alla Rama

Të fundit nga