Brendi One UI i Samsung do të përfshijë edhe televizorët dhe elektroshtëpiaket

October 7, 2024
1 minut lexim

Samsung do të fillojë përdorimin e emërtimit One UI për të gjitha pajisjet e saj konsumatorë përfshinë televizorët dhe elektroshtëpiaket. Zëvendës presidentja ekzekutive Sally Hyesson Jeong dha lajmin në konferencën e zhvilluesve të kompanisë.

Brandimi One UI më përpara ishte ekskluzivitet vetëm i telefonëve, tabletëve dhe veshjeve inteligjente. “One UI shkon përtej eksperiencës së një softueri mobil,” tha Hyesoon.

Kompania synon të krijojë një brand më koheziv në ekosistemit e pajisjeve konsumatorë veçanërisht me AI që po merr një rol më qendror.

Samsung gjithashtu foli për eksperiencën e ardhshme të softuerit, One UI 7, e cila do të mbërrijë në 2025-ën me smartfonët e parë Galaxy S. Hyesoon tha se One UI 7 sjell një pamje dhe ndërfaqe plotësisht të re.

Versioni i ardhshëm do të përqendrohet në tre objektiva kryesorë: të jetë i thhjeshtë, të ketë impakt dhe dizajn emotiv që nxit një reagim njerëzor nga përdoruesit.

Edhe pse duhet të prisni deri vitin e ardhshëm që One UI 7 të vijë zyrtarisht, kompania tha se faza testuese do të hapet prej fundit të këtij viti. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ЕСЕНСКА „БУРА“ ОД ВЛТ ДОБИВКИ: СО 1.327.709 ДЕНАРИ ДЕАН АЏИЕВ Е СРЕЌЕН МИЛИОНЕР

Story i radhës

MEPSO: Në panik të madh, BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Ziadin Selës

Të fundit nga

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë