Brenda dasmës me 300 të ftuar të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës! Ja ku do zhvillohet ceremonia e martesës

min lexim

Me shumë kuriozitet pritet ceremonia e dasmës së ditës së sotme (e dielë) mes Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.

Pas gati 10 vitesh në një histori dashurie, çifti më në fund do të celebrohet sotme, duke nisur një etapë të re në jetën e tyre. Ishte vetë Armina ajo që e zbuloi lajmin, rreth dy javë më parë.

Panorama Plus mundi të zbuloi disa detaje nga kjo ceremoni që do të mbahet në prag të përvjetorit të tyre të 10-të. Ftesa u ka shkuar tashmë rreth 300 personave që do të jenë dëshmitarë të kësaj feste.

Dekori dhe të gjitha detajet e tjera janë përzgjedhur nga vetë çifti, duke i kushtuar një vëmendje të madhe, sidomos Armina, që njihet për shijen e saj të hollë.

Festa do të mbahet në një agroturizëm në Shijak dhe me aq sa kemi mundur të mësojmë, festa do të nis që në orën 17:00 me një kokteil, dhe më pas darka.

Vetë blogerja ka zbuluar disa detaje nga festa e dasmës së saj. Në fund të episodit të “Goca dhe Gra”, ku Armina është moderatore, ajo rrëfeu emocionet, ndërsa tha se më shumë do të flasë pas dasmës.

Gjatë bisedës, Dalina Buzi tha: “Javës tjetër do jesh si zonja Berisha, do na vish në studio”, ndërsa Armina u përgjigj duke thënë: “Jo, do të vij si zonja Mevlani. Do të vazhdoj të jem zonja Mevlani”.

Kështu ajo la të kuptohet se do të mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës. Gjatë emisionit, vajzat nuk kursyen komentet plot humor. Jerina e pyeti Dalinën nëse e ka vendosur sa lekë do t’i hedhë Arminës në dasmë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kaka: Ja pse nuk ekziston më një numër 10 i vërtetë në futboll

Story i radhës

Ali Ahmeti shuan dilemat: Mbetem Kryetar i BDI-së deri në 2028

Të fundit nga