Fundi i muajit shtator dhe fillimi i muajit tetor do ta sjellin sportin e Kosovës në vëmendjen e dy figurave kryesore të futbollit dhe basketbollit botëror.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se më 30 shtator në vendin tonë do të zbarkojë i pari i futbollit botëror, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili më 30 shtator do të vijë në Kosovë, që është një vizitë historike për futbollin e Kosovës.
Një janë më pas, përkatësisht me 6 dhe 7 tetor për herë të parë Kosovën do ta vizitojë Sekretari Gjeneral i FIBA Botës apo numri një i basketbollit në botë, Andreas Zagklis. Ai do të jetë i pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, më 6 tetor në Mitrovicë, si dhe do të takohet me krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), por edhe krerët e shtetit të Kosovës.
Këto dy vizita kanë rëndësi të veçantë pasi vijnë në kohën kur si futbollit ashtu edhe basketbolli i Kosovës po shënojnë rezultate pozitive në arenën ndërkombëtare.