Braktisja e vendit nga të rinjtë, grup-mosha 20-24 vjeç shënoi ikjen më të fortë

April 18, 2022
min lexim

Struktura e popullsisë në vend po shënon ndryshime thelbësore strukturore, të ndikuara nga faktorë të shumë si emigracioni i lartë, plakja e popullsisë dhe dy vitet e fundit pasojat që dha në shëndet pandemia e Covid-19.

INSTAT raportoi së fundmi se popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.

Në total, në vend kishte 36 mijë banorë më pak në janar të vitit 2022, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Por, zhvillimi më shqetësues është fakti që në pjesën më të madhe të kësaj tkurrjeje ka ndikuar rënia e numrit të grup-moshës 20-24 vjeç, që është dhe pjesa më vitale dhe në moshë produktive e popullsisë. Kjo grup-moshë shënoi një rënie me 15 mijë persona, duke ndikuar në gati gjysmën e tkurrjes së popullsisë totale të vendit. Rënia në vlerë është gati tre herë më e lartë se grup-moshat e tjera, një faktor indirekt që efektin më të lartë nuk e kanë dhënë zhvillimet natyrore të popullsisë, por emigracioni. (shih grafikun: Ndryshimi vjetor i popullsisë, sipas grup-moshave).

Në krahasim me vitin 2001, grup-mosha 20-24 vjeç ka rënë me gati 12%. Tkurrja më e lartë e popullsisë së të rinjve 20-24 vjeç ka nisur pas vitit 2015, në një linjë me rikthimin e ciklit të emigracionit, që u reflektuar në rritjen e kërkesave për azil.

Në vitin 2021, kjo grup-moshë përbënte 7.2% të totalit, nga 9% në vitin 2004. (shih grafikun: Ecuria e popullsisë së grupmoshës 20-24 vjeç).

Rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë tek të rinjtë po ndikojnë në uljen e peshës së popullsisë në moshë të re dhe në kontrast po rritet ajo në moshë më pjekur dhe e moshuar.

Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se gjysma e popullsisë në moshë të re (0-39 vjeç) po tkurret me shpejtësi. në të kundërt po rritet ajo mbi moshën 40 vjeç (shiko grafikun: Ecuria e popullsisë, sipas dy grupmoshave, 0-49 dhe mbi 40 vjeç)

Në fund të vitit 2021, popullsia deri në 39 vjeç zinte 52% të totalit, nga 68% në vitin 2001, duke u tkurrur me gati 16 pikë përqindje.

Ky ndryshim strukturor po sjell pasoja të shumta, që janë më të ndjeshme në dy drejtime kryesore:

-Së pari në produktivitetin e punës dhe disponueshmërinë e fuqisë punëtore. Shumë sipërmarrje ankohen sot se nuk po gjejnë fuqi punëtore, sidomos të rinj. Këta të fundit janë të prirur të ikin në emigracion.

-Së dyti, efekti në skemën e pensioneve, me më pak të rinj që do të kontribuojnë me sigurime, që përdoren për të paguar pensionet. Numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi për shkak të plakjes së popullsisë. Në vitin 2021, sipas INSTAT, popullsia mbi 65 vjeç përbënte 15.7% të totalit, nga vetëm 7.4% në 2001, me pothuajse dyfishim të peshës.

Siç shihet dhe në grafikun “Ndryshimi vjetor i popullsisë, sipas grupmoshave”, rritjen më të lartë të popullsisë e kishin grupmoshat nga 60 deri në 74 vjeç, duke ushtruar presion mbi skemën e pensioneve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nëse yjet na drejtojnë jetën, pse jo edhe ngjyrat e thonjve?

Story i radhës

Nuk ka më mungesa, prindërit do i çojnë fëmijët në çerdhe, ministrja Trençevska kërkon që SASHK të paguaj pagën e grevistëve

Të fundit nga

ShkoLartë