bozhinovska kavahara thellim i bashkepunimit per ardhmeri te sigurt dhe te qendrueshme energjetike 69665a2f3278b

Bozhinovska-Kavahara: Thellim i bashkëpunimit për ardhmëri të sigurt dhe të qëndrueshme energjetike

January 13, 2026
1 minut lexim

Thellimi i bashkëpunimit bilateral në sektorin energjetik, si dhe projekte të përbashkëta të lidhura me tranzicionin e gjelbër ishin tema të bisedës në takimin e sotëm mes ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska dhe ambasadores së Japonisë në Maqedoninë e Veriut, Secuko Kavahara.

Në takimin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të korporatës japoneze ITOÇU (ITOCHU), një nga kompanitë udhëheqëse dhe më të renomuara në Japoni, e njohur sipas aktiviteteve të saj investuese dhe ekspertizës në projekte energjetike dhe industriale. ITOÇU është kompani serioze me prani globale, e cila tregon interes për tregun e Maqedonisë së Veriut dhe potencialet për transformim të gjelbër energjetik në vend.

Siç informojnë nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, ministrja Bozhinovska tha se vendi i ynë është i përkushtuar në ndërmarrjen e hapave konkrete ndaj ardhmërisë së qëndrueshme, të sigurt dhe inkluzive energjetike. Ajo e vlerësoi përkrahjen nga ana japoneze si të rëndësishme për sigurimin e pavarësisë dhe qëndrueshmërisë energjetike.

Të dy palët e kanë konfirmuar nevojën për përforcimin e pozitës së Maqedonisë së Veriut në hartën energjetike globale si partner kredibil dhe të besueshëm në tranzicionin botëror ndaj energjisë së gjelbër. Në fund, u konkludua se bashkëpunimi në sferën e reformave energjetike dhe projekteve infrastrukturore do të vazhdojë në të ardhmen.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

anulohet gjykimi per ish kryetaren e kshpk se tatjana dimitrovska 6966597740776
Lajmi i mëparshëm

Anulohet gjykimi për ish-kryetaren e KSHPK-së Tatjana Dimitrovska

reshjet intensive shkaktojne rreshqitjen e nje pllaje ne lartesite e malit te lunxherise ne gjirokaster kerkohet ndihma e specialisteve gjeologe 696666b61cee0
Lajmi i radhës

Reshjet intensive shkaktojnë rrëshqitjen e një pllaje në lartësitë e malit të Lunxhërisë në Gjirokastër, kërkohet ndihma e specialistëve gjeologë

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë