Boychenko: Jetët në Mariupol janë në duart e Putinit

April 22, 2022
1 minut lexim

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko tha se jetët e njerëzve të ngecur në qytetin e shkatërruar janë në duart e Vladimir Putin.

Boychenko shprehu zhgënjimin e tij për shkallën e evakuimit nga Mariupol që nga fillimi i luftës.

Ai tha se Rusia e ka “minuar këtë evakuim”, të cilin ata e filluan në “ditët e para të marsit”.

“Ata na kërkuan t’u jepnim një hartë se nga do të fillojë evakuimi – ne u dhamë hartën.

“(E pyetën) sa autobusë keni? Ne e kemi dhënë numrin e autobusëve.

“Dhe ata shkatërruan dhe shkatërruan të gjitha ato vende, shkatërruan autobusët tanë.”

Boychenko tha se ka ende 100,000 njerëz të ngecur në qytet dhe ushtarët në fabrikën e çelikut Azovstal nuk do të dorëzohen.

Ai shtoi: “Është e rëndësishme të kuptohet se jetët që janë ende atje, ato janë në duart e vetëm një personi – Vladimir Putin”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Juventusi hap bisedimet me Di Marian

Story i radhës

Horoskopi ditor, e premte 22 prill 2022

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë