Bota unipolare është bërë edhe më e rrezikshme se bota bipolare gjatë Luftës së Ftohtë!

Në kapërcyell të shekujve XX dhe XXI, ndodhën ndryshime thelbësore në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Komuniteti botëror ka përmbushur sfida dhe kërcënime thelbësisht të reja. Në shumë rajone të botës, ka rivalitet ndërshtetëror, i cili kërcënon me shpërthimin e luftërave lokale dhe konflikteve ushtarake, të cilat në pjesën më të madhe mund të marrin formën e konfrontimit të armatosur. Ndërveprimi global gjeopolitik, ekonomik, socio-kulturor në fazën e tanishme karakterizohet nga një “pushtet mbizotërues”. Ngjarjet në rajonin e Gjirit Persik, si dhe në Jugosllavi dhe Afganistan, dhe ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme (Egjipt, Libi, Siri) dhe kriza e fundit në mes të Ukrainës dhe Rusisë, tregojnë se bota unipolare është bërë edhe më e rrezikshme se bota bipolare gjatë Luftës së Ftohtë. Prania e një force të konsiderueshme ushtarake dhe një demonstrim i vendosmërisë për ta përdorur atë në mënyrë të njëanshme në çdo zonë të globit konsiderohet si një kusht i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare të SHBA dhe përhapjen e ndikimit amerikan në shkallë globale. Si rezultat i rënies së një superfuqie të tillë si BRSS, marrëdhëniet ndërkombëtare janë bërë, në një farë mase, të pakontestueshme.

Karta e Kombeve të Bashkuara ndalon përdorimin e forcës në marrëdhëniet në mes shteteve. Shtetet të gjitha kontestet në mes tyre duhet t’i zgjidhin me mjete paqësore. Shumë autorë, në llojet e kontesteve në mes shteteve, bëjnë ndarjen mosmarrëveshjeve në: juridike dhe ato politike. Mosmarrëveshjet juridike zakonisht zgjidhen përmes proceseve gjyqësore ndërkombëtare, kurse ato politike përmes formave diplomatike. Gjatë historisë, por edhe tani, në mes shteteve kanë ekzistuar dhe akoma ekzistojnë konteste dhe konflikte të shumta në mes tyre. Konfliktet mund të jenë të karakterit territorial, ekonomik, ideologjik, të aspektit të sigurisë. Paralelisht janë zhvilluar edhe forma dhe mjete për zgjidhjen e tyre. Madje, edhe shumë organizata relevante ndërkombëtare janë formuar për këtëqëllim (në veçanti Liga e Kombeve dhe Kombet e Bashkuara). E drejta ndërkombëtare klasike, mjetet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve i ndan në: paqësore dhe të dhunshme.

Pra, nëse palët nuk kanë mundur t’i zgjidhin problemet në mënyrë paqësore atëherë ato kanë filluar luftën. Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (neni 36/2), mos-marrëveshjet juridike mes shteteve i definon si: a) dallime në interpre-timin e ndonjë marrëveshjeje; b) si çështje që ka të bëjë me çfarëdo problemi lidhur me të drejtën ndërkombëtare; c) si veprim që ka të bëjë me mospërmbushjen e obligimeve ndërkombëtare; ç) si çështje që ka të bëjë me realizimin e dëmshpërblimit ndaj ndonjë subjekti tjetër ndër-kombëtar. Kurse, mosmarrëveshjet politike janë të natyrës tjetër dhe zakonisht ato kanë të bëjnë me kundërshtime të interesave të ndryshme mes shteteve dhe këto mosmarrëveshje zakonisht zgjidhen përmes formave tjera siç janë mjetet diplomatike, të cilat nuk është e thënë që të zgjidhen përmes normave të së drejtës ndërkombëtare. Zakonisht, në këto raste zgjidhjet e problemeve bëhen duke balancuar interesat e shteteve në konflikt. Studimet e paqes dhe konfliktit janë të dyja një veprimtari pedagogjike, në të cilën mësuesit transmetojnë njohuri te studentët, dhe një aktivitet kërkimor, në të cilin studiuesit krijojnë njohuri të reja për burimet e konfliktit. Studimet e paqes dhe konfliktit përfshijnë kuptimin e konceptit të paqes, i cili përkufizohet si kusht politik që siguron drejtësi dhe stabilitet social përmes institucioneve, praktikave dhe normave formale dhe joformale.

Studimet e paqes dhe konfliktit janë të dyja një veprimtari pedagogjike, në të cilën mësuesit transmetojnë njohuri te studentët, dhe një aktivitet kërkimor, në të cilin studiuesit krijojnë njohuri të reja për burimet e konfliktit. Studimet e paqes dhe konfliktit përfshijnë kuptimin e konceptit të paqes, i cili përkufizohet si kusht politik që siguron drejtësi dhe stabilitet social përmes institucioneve, praktikave dhe normave formale dhe joformale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Polonia përgatitet për fluksin e refugjatëve ukrainas

Story i radhës

FMN-ja përgëzon politikat fiskale,kontribuan në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe ruajtjen e vendeve të punës

Të fundit nga