Bota ka fat derisa Amerika është fuqia më e madhe botërore

March 3, 2022
min lexim

Gjatë historisë, në të kaluarën, njerëzimi është ballafaquar me konflikte apo luftëra të shumta. Por, me kalimin e kohës, mbar shoqëria njerëzore, është përpjek dhe përpiqet për progresivitet të zhvillimit ekonomiko-kulturor, për një nivel më të lartë të civilizimit.

Kjo çka ndodh, në mes Rusisë dhe Ukrainës, është një ngjarje e pabesueshme dhe shpie drejt konfliktit me përmasa, madje, të karakterit botëror. Shtrohet pyetja se, a ka shpresa që të evitohet pretendimi dhe banaliteti i Rusisë?! Nëse zgjidhja nuk do gjendet në tryezë, shtrohet pyetja se çka do të ndodhë.

Një shikim, sado sipërfaqësor i fuqive ushtarake

Në të kaluarën, përveç përpjekjeve për zhvillimin e shteteve në interes të popullit, ka ndodh edhe përqendrimi në zhvillimin e armatimit. Në kushtet aktuale, mund të themi, për fat, SHBA-të, përveç avancimit në zhvillimin ekonomiko-kulturor, avancon edhe në aspektin e pajisjes së forcave ushtarake. Tani, fuqia ushtarake e shtetit, përveç paijsjes me mjete teknike, shikohet edhe me pajisjen me armë kimike apo bërthamore, të cilat numërohen me krerë luftarakë (WARHEAD). Ja disa të dhëna

SHBA, për momentin disponon 5.550 krerë luftarake, Rusia 4.477, Kina, vlerësohet se disponon rreth 350 krerëve dhe, sipas vlerësimeve, pritet që me 2030 do të disponoi rreth 1.000 krerë, Mbretëria e bashkuar, pas reduktimeve nga viti 1980, disponon 225 krerë, Franca 300……

Në të kaluarën, SHBA ka bërë tri testime të suksesshme, për evitimin e sulmeve eventuale. E mbaj në memorie kur, para 20 a më shumë viteve, lexoja se, SHBA, në formë elektronike, i mban nën kontroll armët bërthamore gjithandej botes dhe, nëse ndonjë shtet përpiqet të sulmojë,është i kurdisur aktivimi i armës mbrojtëse e cila e godet, armen eventuale të aktivuar nga cili do shtet.

Aleanca NATO

Aleanca NATO u themelua me 4 prill 1949. Tani, numëron 29 shtete anëtare. Në kohen e intervenimit kundër agresivitetit serb në Kosovë, SHBA, participonte në aleancë, në aspektin kadrovik, tekniko-ushtarak, financiar…. Me 73%. Në ndërkohë, ka ndryshuar numri i anëtarve dhe të dhënave tjera.

Sipas akteve normative, Aleanca mban obligimin për mbrojtjen e integritetit të shteteve anëtare.

Nuk harrohen nga SHBA, veprimet gjenocidiale të Serbisë në Kosovë i përcillja përmes CNN. Një ditë para intervenimit të NATO-s, Presidenti Clinton, tërë ditën e ka kaluar në Shtepinë e Bardh, i rrethuar me këshilltar dhe bashkëpunëtor. Vonë pas darke, presidenti iu tha të pranishmëve se do shkojë të pushojë dhe do merr vendimin. Të nesërmën, në mëngjes, në Zyre, e para kishte arritur Znj. Ollbrite. Më pas erdhi Z. Clinton dhe deklaroi se ka vendosur për intervenimin e NATO-s kundër Serbisë agresive.

Nëse Rusia nuk tërhiqet nga invazioni në Ukrainë, zhvillimi i mëtejmë i brutalitetit dhe arsyeja humanitare, bëjnë presion që Aleanca NATO të intervenon kundër Rusisë agresive.

Të shpresojmë që aleanca NATO TË AKCEPOTOI INSISTIMIN E KOSOVES PËR ANËTARËSIM nga se Putini dhe Vuçiqi marrin frymë për një gabzherr.

Luz Tomaj, 03/03/20

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuvendi do ta vazhdojë mbledhjen e 64-të

Story i radhës

Ministri francez për luftën në Ukrainë: Është e mundur që më e keqja është përpara nesh

Të fundit nga

Dinamo i drejtohet me një reagim FFK-së

Dinamo e Ferizajt ka bërë një reagim pas barazimit të sotëm 1:1 me Flamurtarin në Ligën e Parë. Ekipi nga Ferizaj u ankua në referim, pasi sipas tyre u është anuluar një
ShkoLartë