“Bossët e krimit shqiptar kanë aktivitet në 3 kontinente”

November 2, 2022
1 minut lexim

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “ABC Live” me gazetaren Sibora Bitri pas kthimit nga Dubai ku kishte udhëtuar së fundmi tha se ka krijuar një pasqyrë të qartë se grupet shqiptare të  krimit të organizuar e kanë shtrirë aktivitetin në 3 kontinente.

Hoxha: Krimi i organizuar si origjinë ka Shqipërinë dhe treg Bashkimin Evropian. Bossët e grupeve kriminale shqiptare qëndrojnë në një kontinent tjetër, në gadishullin aziatik. Ata kanë aktivitet të shtrirë në tre kontinente dhe janë të frikshme përmasat që kanë arritur sot.

Gazetari u shpreh se pas qëndrimit në Dubai dhe kontakteve që pati aty ka krijuar një mozaik të plotë që dëshmon se pse nuk ka rezultate me këto grupe të organizuara.

Hoxha: Me atë fuqi ekonomike dhe mënyrë organizimi që kanë atë, është e vështirë, për mos thënë e pamundur që me mundësit që ka Shqipëria të mposhtim organizata të tilla. Ato kanë një buxhet të frikshëm dhe të jashtëzakonshëm.

Sipas tij duhet bërë një strategji krejt ndryshe nga ajo që po ndiqet tani, duhet të krijohen struktura të reja dhe duhet krijuar një bashkëpunim me vendet partnere.

Hoxha: Po lëvizin tonelata kokainë që sjellin miliarda euro. Informacioni që marr aty më trishton së tepërmi. Dubai sot jo vetëm për shqiptarët, por për kriminelët nga gjithë bota është “një parajsë penale.” Shqiptarët shkuan aty pasi u krijua Parajsa.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Homazhe në 33-vjetorin rënies së Fahri Fazliut dhe Afrim Zhitisë

Story i radhës

​Britania vendosi sanksione ndaj katër biznesmenëve rusë

Të fundit nga

ShkoLartë