Borussia Dortmund e nisi mbarë

Borussia Dortmund e nisi me një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Bayer Leverkusen sezonin e ri të Bundesliga. Gjithsesi, një fitore dhe 3 pikë që mbajnë skuadrën nga Dortmundi me ritmin e Bayern Mynih dhe pretendentëve të tjerë për titull.

Suksesi erdhi në një moment të vështirë për Borussia, sidomos pas lajmit që sulmuesi Sebastian Haller është diagnostikuar me tumor në testikuj. “Puna ime është që të gjej gjithnjë zgjidhje për problemet që shfaqen”, tha Terzic, trajneri i Borussia.

“Kjo fitore i dedikohet Haller dhe e dëshironim këtë sukses me shpirt. Skuadra reagoi mirë, pasi nuk ishte e lehtë ndaj një rivali të fortë. Gjithsesi, mendoj se ne kemi kualitetet e duhura për të shkuar deri në fund. Jemi gati të sfidojmë Bayern e këdo”, tha Edin Terzic.

“Ngjarjet që në kanë ndodhur, problemet që janë shfaqur na kanë motivuar më shumë, për të mos u dorëzuar. Ndonjëherë duhet dhënë edhe shpirti në fushë për të fituar. Mendoj se këto situate do të na ndihmojnë për t’u karikuar dhe për t’ia dalë mbanë”, tha Terzic.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përgatituni për javën tjetër, do të ketë stuhi shiu në Kosovë

Story i radhës

Rritet me 3.8% shitja e birrës gjermane më 2022

Të fundit nga