Borrell: Nuk do të ketë ushtri të BE-së

March 22, 2022
1 minut lexim

“Ne nuk duam të krijojmë një ushtri evropiane”, ka thënë shefi i Punëve të Jashtme të BE-së.

Josep Borrell foli pasi ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes miratuan një dokument të njohur si Busulla Strategjike, shkruan BBC, transmeton “Bota sot”.

Ai përfshin plane për të zhvilluar “Kapacitetin e Shpërndarjes së Shpejtë të BE-së” që mund t’i lejojë bllokut “të dislokojë me shpejtësi deri në 5000 trupa” për lloje të ndryshme krizash.

“Ne do të bëjmë ushtrime të drejtpërdrejta së bashku,” tha ai, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Borrell theksoi se vendet anëtare kanë dhe do të kenë ende ushtritë e tyre, por tha se vendet duhet të punojnë më ngushtë së bashku.

Ai shtoi se NATO ishte ende “gur themeli i mbrojtjes territoriale të Evropës”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Era Istrefi shfaqet ndryshe në fotot e fundit

Story i radhës

Profil/ E shkuara si këshilltar i Berishës dhe 3 herë deputet i Fierit, kush është kryetari i komanduar i PD

Të fundit nga

ShkoLartë