borrell evropa me e bashkuar se kurre putin deshtoi 622a32ecf2677

Borrell: Evropa më e bashkuar se kurrë, Putin dështoi

March 10, 2022
1 minut lexim

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, që po merr pjesë në samitin e Versajës, u tha gazetarëve se Evropa është më e bashkuar se kurrë.

“Unë kurrë nuk i kam parë shtetet anëtare më të bashkuara”, tha Borrell.

“Putini besonte se do ta pushtonte Ukrainën – ai dështoi. Ai besonte se do të na ndante – ai dështoi. Ai besonte se do të dobësonte aleancën transatlantike dhe ai dështoi. Tani ai duhet të ndalojë luftën”, tha Borrell.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se lufta e Putinit ishte një moment përcaktues për Evropën.

“Në këtë samit do të rimendojmë mbrojtjen evropiane me kapacitete të forta, do të rimendojmë energjinë”, tha ajo.

“Do të diskutojmë gjithashtu për Ukrainën si pjesë e familjes sonë evropiane. Ne duam një Ukrainë të lirë dhe demokratike me të cilën kemi një fat të përbashkët”, shtoi ajo.

Në samitin e Versajës në Paris, udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë se si të reduktojnë varësinë e Perëndimit nga energjia ruse dhe të forcojnë mbështetjen politike dhe morale për Ukrainën.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

moti per dy ditet e ardhshme temperaturat deri minus 9 grade celsius 622a31bc8eaf8
Story i mëparshëm

Moti për dy ditët e ardhshme, temperaturat deri minus 9 gradë Celsius

ufc synon duelin e madh mes yjeve te kafazit 622a32f277752
Story i radhës

UFC synon duelin e madh mes yjeve të kafazit

Të fundit nga

Son i vendosur për trofeun e parë me Tottenham

Kapiteni i Tottenham Hotspur, Son Heung-Min, është i vendosur të shkruajë histori me klubin londinez në finalen e Europa League kundër Manchester United, që zhvillohet të mërkurën në Bilbao. Son, në konferencën

Albin Kurti flet për koalicionin “ideal”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në. “Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe,
ShkoLartë