UFC synon duelin e madh mes yjeve të kafazit

Presidenti i UFC-së, Dana White, është duke planifikuar një rikthim të bujshëm në kafaz për Conor McGregor. Sipas mediave amerikane, pritet që këtë vit të zhvillohet dueli mes irlandezit dhe amerikanit Jorge Masvidal.

Ky i fundit mban titullin simbolik “BMF” (badest motherfu**er), gjerdan që e ka fituar disa vite më parë, kur fitonte ndaj Nate Diaz, shkruan telesporti.

McGregor nuk duelon që prej korrikut të vitit të kaluar, kur humbiste triologjinë ndaj Dustin Poirier.

Në atë sfidë ai dëmtoi këmbën dhe më pas iu nënshtrua një operacioni dhe pritet të rikthehet në maj apo qershor të këtij viti. Duket se pikërisht Masvidal do të jetë sfidanti i radhës, në një përballje që do të ishte spektakolare për UFC-në.

Një duel që do të vinte përballë “famëkeqin” irlandez dhe “gangsterin” amerikan. Problem mund të jetë pesha e madhe që ka aktualisht McGregor, pasi ka shtuar shumë kilogramë pas operacionit. Edhe Masvidal nuk po kalon një moment të mirë, pasi ka humbur dy duelet e fundit në kafaz.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Borrell: Evropa më e bashkuar se kurrë, Putin dështoi

Story i radhës

Starova kritikon tifozët

Të fundit nga

Kurti mbledh ministrat

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj të mërkure do të mbajë mbledhje. Zyra e kryeministrisë ka njoftuar