Boris Johnson do të gjobitet për ndejat gjatë izolimit

April 12, 2022
1 minut lexim

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kancelari Rishi Sunak do të gjobiten nga policia për pjesëmarrjen e tyre në ndeja të organizuara gjatë izolimit.

Zyra e Johnsonit ka konfirmuar se dy zyrtarët janë njoftuar nga policia se do të pranojnë dënimet e tyre me gjobë.

Lideri i laburistëve, Keir Starmer, ka bërë thirrje që dy politikanët të japin dorëheqje.

Policia kishte hetuar organizimin e 12 ndejave të mbajtura nga Zyra e Johnsonit në kohën kur në Mbretërinë e Bashkuar kishte masa kundër koronavirusit.

Lidhur me këtë rast, deri më tani janë shqiptuar 50 gjoba.

Policia ka thënë se nuk do të bëjë publike emrat e të gjithë personave të gjobitur, por Qeveria kishte premtuar se do të njoftojë nëse Johnson dhe Sunak ishin në mesin e të gjobiturve.

Një zëdhënës i Johnsonit tha se ende nuk janë njoftuar se për cilën ngjarje janë gjobat.

Por, Keir ka thënë se këto ngjarje dëshmojnë se Johnson dhe Sunak nuk janë të përshtatshëm për të qeverisur, duke shtuar se “Britania meriton më mirë”.

“Boris Johnson dhe Rishi Sunak kanë shkelur të gjitha ligjet dhe vazhdimisht e kanë gënjyer publikun britanik. Që të dy duhet të japin dorëheqje”, tha ai.

Lideri i liberaldemokratëve, Ed Davey, bëri thirrje që Parlamenti – që aktualisht është në pushimin e Pashkëve – të mblidhet dhe të mbajë një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit.

“Kjo Qeveri në krizë që po neglizhon një vend në krizë”, tha ai./REL

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa i drejtë është ndikimi i shoqërisë në marrëdhëniet tona romantike

Story i radhës

BDI: Skandaloze, Sela dhe Aleanca ushtrojnë presion publik ndaj gjyqësorit

Të fundit nga

ShkoLartë