Bisedimet e fundit mes Albin Kurtit dhe Vuçiqit, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve nga EU Borell e Lajçak, e kanë dëmtuar shumë imazhin e EU.
Vuçiq si gjithmonë duke mos lejuar poshtërimin e Serbisë, siç thotë ai, i kishte ngulur këmbët në baltë, duke kërkuar që serbët e Veriut të Kosovës, kanë të drejtë vetë të vendosin mbi targat.
Albin Kurti në mënyrë filozofike dhe logjike kishte pyetur se, në cilin vend të botës ekziston kjo e drejtë, që një vend siç është Serbia, ti pajis automjetet me targa në Kosovë. Këtë nuk e bënë asnjë shtet në botë, përpos Serbisë, kishte thënë ai.
Ne nuk pranojmë kurrfarë marrëveshje kishte thënë Vuçiq. Po deshët mund të na bombardoni, po ne nuk lëshojmë pe.
Borell dhe Lajcak duke mos ditur se si të veprojnë, presionin e kishin orientuar drejtë Kurtit.
Kur Vuçiq dhe Daçiq kishin ngulur këmbë ne gjithmonë gjenim një zgjidhje sepse Thaçi, zonja Tahiri apo Isa Mustafa gjithmonë ishin për kompromise, prandaj iu kishin drejtuar Kurtit: edhe ju duhet të vepronin po me të njëjtat parime, për të gjendur zgjidhje, në mënyrë që mos të bllokohen bisedimet.
Kurti në këtë rast ishte ndier i ofenduar dhe kishte thënë se, unë për këtë e gjykoi ekipin negociues të Kosovës, për lëshimet ndaj Vuçiqit dhe Daçiqit.
Qe 20 vite Kosova ka bërë kompromise dhe lëshime, tash e tutje kërkojmë që kjo maskaradë të përfundoi njëherë e përgjithmonë.
Nga kjo fjali e Kurtit, Borell ishte çartur krejtësisht dhe i kishte mbyllur bisedimet. Menjëherë ishte paraqitur në konferencë shtypi, duke e akuzuar Kurtin se po i bllokon bisedimet dhe nuk është i gatshëm për zgjidhje të problemit.
Pas konferencës së shtypit të Borellit, NATO ishte alarmuar, SHBA po ashtu e kishte vënë diplomacinë në lëvizje.
Konflikti siç po shihet është para shpërthimit. Këtë po e kërkon Rusia. Serbia me e ndezë e ndezë, edhe pse vetë digjet në te. Shqiptarët, po ashtu nuk kanë se ç’të humbin, ishin vlerësimet e para.
SHBA e kishte rritur presionin ndaj Borell dhe Lajcak. Që të dy të alarmuar, kishin dhënë një propozim të ri.
Nasa ka zbuluar një planet të ri ekzotik dhe EU është duke menduar që këtë planet të ri të banueshëm, t’ia dhuroi Serbisë.
Problem i hapur do të jetë, se si ia bëjmë pastaj me territorin e Serbisë, po një zgjidhje duhet ta gjejmë.
Çështja është se si të bartet popullsia deri atje, kur ende nuk ka mundësi fluturimi në hapësira të tilla. Gjasat ishin se brenda këtij shekulli, do të zgjidhet edhe problemi i bartjes së popullsisë në hapësira kozmike.
Planin ia kishin dorëzuar Vuçiqit, po ai nuk ishte deklaruar. Më duhet të organizoi referendum kishte menduar. Në anën tjetër unë me mikun tim Ramën kemi plane për Ballkanin e Hapur, po Kosova po na i prish këto plane, sepse ne deri në Durrës do të shtriheshim.
Të gjithë ishin në pritje të vendimit të Vuçiqit, po Borell dhe Lajçak ishin në mendime se, po u refuzua kjo ide, duhet ta kemi alternativën tjetër.
Nëse Serbia e refuzon këtë plan s’na mbetet tjetër, përpos që t´i marrim Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel dhe t´i mbyllim në lokalet e EU. Do të lirohen vetëm kur ta hartojnë marrëveshjen mes dy vendeve. Tjetër me këta njerëz nuk dimë se si të veprojmë, kishin thënë Borell dhe Lajçak.