Reshjet e borës kanë nisur në orët e pasmesnatës duke zbardhur kryeqytetin.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka ftuar ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes sidomos në rrugët në viset malore.
Nga 15 nëntori deri më 15 mars, sipas rregullave për trafikun rrugor, ngasësit e automjeteve duhet të posedojnë gomat e sezonit dimëror.
Kujtojmë, se moti do të jetë me reshje bore.
Burimi: botasot.info