Bomgartner: Zgjerimi përjetoi një përshpejtim historik

min lexim

-ads3-

Duhet vlerësuar mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor për Ukrainën, thonë disa nga diplomatët evropianë. Për shkak të harmonizimit të plotë të politikës së jashtme të BE-së, siç shtojnë ata, Maqedonia është përballur me sfida energjetike dhe ka rrezik të shtuar të kërcënimeve hibride. Ata thonë se BE-ja, po e ndihmon rajonin të kapërcejë problemet dhe prandaj nevojitet një shtysë e re në zgjerim.

“Në kontekstin e ri ndërkombëtar, synimi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të veçantë strategjike. Kjo ndihmon për të shpjeguar pse çështja e zgjerimit përjetoi një përshpejtim historik gjatë presidencës franceze – me hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dhe me dhënien e statusit të kandidatit për BeH. Kjo lëvizje nuk duhet të ndalet”, deklaroi Siril Bomgartner- Ambasador i Francës.

“Tani ne kemi një politikë më energjike të zgjerimit të BE-së, kështu që Bashkimi dhe rajoni duhet të përfitojnë nga ky potencial i ri. Por në të njëjtën kohë ne duhet të kuptojmë se kohët kanë ndryshuar dhe përkushtimi ndaj anëtarësimit duhet të demonstrohet në një mënyrë më të besueshme”, u shpreh Martin Dvorak – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke.

Një pjesë e ambasadorëve kërkuan sërish unitet të të gjitha partive, sepse, siç thonë ata, shumica prej dy të tretash nuk është e nevojshme vetëm për ndryshimin e Kushtetutës, por edhe për shumë reforma të tjera që janë të nevojshme para hyrjes në BE.

“Dëshira jonë është që të gjitha subjektet politike të bashkohen rreth negociatave të anëtarësimit dhe reformave të nevojshme, sepse ky është një synim afatgjatë, i cili i tejkalon interesat dhe pikat e partive individuale dhe ne duhet të punojmë për këtë pavarësisht se çfarë është qeveria”, theksoi Andrea Silvestri – Ambasador i Italisë.

Në Forumin Ekonomik Delfi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se nuk është çështja nëse, por kur Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e BE-së. /

Story i mëparshëm

Tri gra u vranë brenda një dite në Tiranë

Story i radhës

Josa: Luftojmë në të dyja kompeticionet

Të fundit nga