‘Bombat’, spektakli dhe kumtesa 

February 10, 2022
min lexim

Mbrëmë (bashkë me të tjerë) isha I ftuar nga KB Peja si gjeneratë e veteraneve te basketbollit pejan dhe bashkëthemelues i KB Peja nga fillimi i viteve nëntëdhjetë, në spektaklin e organizuar në FINAL EIGHT te Kupës së Kosovës  edicioni  ‘Agim  Lluka‘, përkundër masave kundër covid 19, pallati ( gati përplot) në ‘Karagaç’, dukej sikur nuk ka edhe fort kufizime, bashkë me organizimin nikoqirit KB Peja, për të shkuar çdo gjë mirë dhe në kujtim të ndjerit Agim Lluka me ç’rast u dha një video material  disa minutësh për njeriut që ishte nga fillet dhe nismat e KB Peja,  të atyre viteve,  kur sporti shqiptarë vepronte   në kushte e rrethana të ndalimit,  ai kujtohet për kontributin e jashtëzakonshëm që kishte dhënë në organizimin dhe financimin e basketbollit pejan. 

Por jo gjithherë këto spektakle dhe organizime shkojnë sipas planit dhe dëshirës së organizatorit! Dhe larg standardeve  emancipuese  për të shiju e kënaq një ngjarje si kjo, duket sikur jemi ‘të detyruar’ e besa edhe ‘të dënuar’ (si publik) të përjetojmë nga grupe apo ndonjë  individ  edhe tortura, vandalizma apo dhune psiçike! për çka më së paku kemi nevojë!  
Ky event i menduar mirë nga FBK dhe klubi Peja, që duhej të mbahej mend për organizim  dhe spektakël, që në nismë ‘u lëndu’ me dy  ‘goditje ‘ të panevojshme;

1. Sipas informative jo zyrtare, pas ndeshjes së  parë të këtij turneu TREPÇA-RAHOVECI , tifozeria e ‘Torcidës’  pasi ka dalë nga palestra  është ballafaqu me tifozët e paktë të ‘plisave’ në hyrje të pallatit përpara  ndeshjes së dytë PEJA –SIGAL PRISHTINA . Thuhet se ka ardhë edhe deri të përleshja dhe rrahja dhe demolimi i autobusit të Prishtinës. 

2.Organet e rendit dhe hetuesia ende nuk kanë dhënë ndonjë kumtesë për ngjarjen. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës, ku kërkohet zbulimi i shkaktarëve të incidentit dhe dëmeve materiale të shkaktuara  nga tifozët.

3. Tifozet e KB PEJA  ‘Shqiponjat’ janë pjesa më atraktive e Klubit që nga formimi i saj.  

Ajo konsiderohet  si lojtari i  gjashtë i skuadrës  dhe sukseseve te deritashme.

Edhe mbrëmë ata  gjatë gjithë ndeshjes nuk pushuan në përkrahje të klubit me këngë ,daulle e duartrokitje por në radhët e saj janë të infiltuar edhe individ e persona që më së paku kontribojnë klubit dhe sportit. Mbrëmë gjatë gjithëë ndeshjes  PEJA –S. Prishtina, dikush nga këta ‘tifoz’ në anën veriore të Shqiponjave  ‘argëtuan’, maltretuan dhe ua shkatërruan nervat e publikut besnik të sportit te basketbollit në Karagaç me ndotjen  akustike, aktivizimin e dhjetëra e dhjetëra ‘bombave‘ plasëse të cilat ishin aq te fuqishme sa shume individ nuk e priten fundin e lojës. Është koha e fundit që dikush nga Klubi, udhëheqësia e Shqiponjave  por edhe organet e sigurisë të merren me këto ‘imtësi’, që aq shumë njollosin e përdhosin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të hënën në Maqedoni do të fillojë testimi skrining për të parë imunitetin ndaj COVID-19

Story i radhës

Gruaja e Ilir Shaqirit rrëfen “sekretin” që zbuloi në BBV për burrin e saj: Mendoja dhe prisja që…

Të fundit nga

ShkoLartë