Gruaja e Ilir Shaqirit rrëfen “sekretin” që zbuloi në BBV për burrin e saj: Mendoja dhe prisja që…

Emanuela Morini, bashkëshortja e Ilir Shaqirit, ka folur përsëri rreth puthjeve të tij me aktoren Arjola Demiri brenda BBV. Gjithashtu ajo zbuloi disa të pathëna rreth eksperiencës së bashkëshortit të saj në reality-show.

Duke folur për “Shipëria Live”, ajo u pyet se çfarë ka zbuluar rreth burrit të saj gjatë këtij rrugëtimi që nuk e kishte ditur më parë. Emanuela u shpreh se nuk e priste që ai të ishte aq i qetë në situata kaq të vështira.

Ajo shtoi se ky reagim nga ana e tij i ka pëlqyer pasi ka arritur t’i përballojë situatat me interligjencë.

“Kam zbuluar që mund të ruajë një qetësi të jashtëzakonshme në situata shumë të vështira. Mendoja dhe prisja që do të ishte më impulsiv apo më nervoz. Por përkundrazi, kam zbuluar një qetësi shumë të madhe. Reagimi i tij më ka pëlqyer shumë sepse ka arritur t’i përballojë gjërat me një inteligjencë që askush nuk e dinte që e kishte në të tilla përmasa.”, u shpreh ajo.

Ajo foli ndër të tjera rreth puthjes së shumë pëfolur të Ilir Shaqirit dhe Arjola Demirit. Ajo ripërsëriti se nuk ësht ndier keq pasi puthja erdhi në kuadër të lojës, madje kur u pyet se më kë nga banorët finalist do të pinte një kafe ajo tha emrin e akotres.

Emanuela zbuloi gjithashtu se do të jetë në Tiranë në natën finale të BBV, për të pritur bashkëshortin e saj.

“Do të jem në Tiranë për finalen, më pas do të kthehem në Romë sepse kam punët e mia“- tregoi ajo.

Image
Image
Image

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘Bombat’, spektakli dhe kumtesa 

Story i radhës

Antihistoria dhe lista e padorëzuar e Xhafer Devës

Të fundit nga