Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka paralajmëruar zhvillime të bujshme në politikën shqiptare. Në një intervistë, zoti Beqiri thotë se Prokuroria e Posaçme po përgatit arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Sipas tij, dosja e shpenzimeve për ndërhyrjet estetike dhe lobimi në SHBA janë mbyllur dhe priten kërkesat për gjykatë. Ai thotë se Meta do të akuzohet për pastrim parash.
Drejt përfundimit sipas Idajet Beqirit, është dhe dosja “CEZ-DIA” që mban po emrin e Ilir Metës.
Po ashtu, Idajet Beqiri u shpreh për “SOT” se Meta bashkë me Berishën, kanë vrarë njerëz edhe në aspektin edhe të politikës së jashtme kanë tradhtuar interesat e kombit shqiptar dhe janë bërë tradhtar të vendit të tyre.
Avokat Beqiri, si i komentoni sulmet e SPAK ndaj Ilir Metës?
Hetimet e SPAK ndaj Ilir Metës janë drejt fundit. Dhe kur hetimet janë drejt fundit, atëherë pritet vetëm marrja e tyre si të pandehur. Do iu komunikohen akuzat, me pas përfundojnë hetimet dhe dërgohet çështja në Gjyq. Nga reagimet e Ilir Metës, vlerësoj që jemi drejt fundit për tre afera të rënda korruptive. Drejt mbylljes është çështja e ‘CEZ-DIA-s’, ku tashmë pritet vetëm që të merret i pandehur Meta, janë të mbyllura dhe dy çështjet e tjera, ajo e lobimit Amerikan dhe ajo e operacioneve estetike të të gjithë personave brenda familjes Meta, më pas akuzat janë edhe për pastrim të produkteve që rrjedhin nga një krim edhe për mos deklarim të pasurisë së tyre.
Duhet të theksojmë se çifti Meta-Kryemadhi janë në proces divorci…
Ajo është një çështje tani që shqiptarët e morën vesh se çfarë fshihet pas saj, një lodër e dalë boje dhe një lodër që nuk duhet të ndodhte. Por nuk shkonte kjo gjë që ta bënte një ish-President Republike të shfrytëzonte divorcin, pasi sido që të jetë puna, një njeri i tillë ku të beson populli deri në funksione kaq të larta, në situata të tilla e mban pak veten dhe nuk mund të bësh xhonglime të tilla që janë të papërshtatshme edhe për kriminel ordiner. Këta nuk kanë cip dhe për rrjedhojë nuk duan t’ia dinë për popull, për shtet, për kushtetutë, për atdhe.
Janë njerëz që ashtu siç vijnë me ato mjete që vijnë e pastaj vijnë me mjete dhe rrugë mafioze ku marrin edhe detyrat në mënyrë mafioze e pastaj e kthejnë pushtetin në një çështje personale familjare zhvatëse e grabitëse dhe pastaj ikin duke marrë ndëshkimin e duhur penal, si njerëz të një krimi të organizuar dhe që bëjnë edhe korrupsion të lartë edhe të një krimi ordiner, pasi brenda krimeve të Metës ka edhe shumë krime të cilat konsiderohen ordinere.
lir Meta thotë se ndodhet në hetim vetëm se është kundërshtar i narkoshtetit të Ramës, si e komentoni këtë deklaratë?
Problemi ëIshtë që ai është së bashku me Berishën, dy familje e banda më dëmsjellëse kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës e jetës, qoftë në aspektin financiar e qoftë në atë të krimeve kundër jetës se kanë vrarë njerëz e qoftë edhe në aspektin edhe të politikës së jashtme pasi i kanë tradhtuar interesat e kombit shqiptar dhe janë bërë tradhtar të vendit të tyre. Kanë qenë një me vendet më armike të Shqipërisë, siç është Serbia dhe Greqia.
Ata kanë qenë shërbëtor të këtyre dy shteteve dhe i kanë dëmtuar rëndë interesat kombëtare shqiptare e posaçërisht në fushën ekonomike e financiare kanë bërë një batërdi të jashtëzakonshme sepse nëpërmjet vendimmarrjes së tyre Shqipëria dhe shqiptarët, kanë humbur komplet pasuritë kombëtare, si nafta, kromi, energjetiken, mjaft hidrocentralet, humbën ushtrinë si një pasuri e jashtëzakonshme ku humbën 500 e ca uzina e fabrika të cilat ose u shitën për shkrap dhe ato morën lekët e skrapit me 6 lekë kg ose i morën dhe ua dhanë shoqërive të ndryshme të cilat i morën falas nga gjaku dhe mundi i shqiptarëve përkundrejt një shpërblimi që morën këto dy persona dhe familjarët e tyre që i futën në lojë dhe e bënë një organizatë kriminale kundër shqiptarëve dhe pasurive të shqiptarëve. Në këtë aspekt nuk mund të flas Ilir Meta për narkoshtetit e Ramës pasi narko shtet është pikërisht vetë ai.
Ju keni folur shpesh për zotin Meta, duke e cilësuar si një agjent serb, si një agjent grek, kur ndërkohë jo më larg se dje pikërisht në deklaratën e PL-së, thuhet se të gjithë ata që merren me këtë çështje siç zoti Meta ua ka bërë të ditur bashkëpunëtorëve të Dumanit: ‘E dinë shumë mirë se në krye të kësaj skeme është ish-bashkëpunëtori i shërbimeve jugosllave, A;Sh. Për kë flet Meta, ka përdorur dhe iniciale të tjera, me fakte thotë dihet se cilët janë ata dhe i ka në dispozicion siç janë personat E. R; J. M; E. B; etj?
Faktikisht në rast se do flitet për agjenturat e huaja që kanë vepruar në Shqipëri qëkur u përmbys regjimi komunist në Shqipëri dhe kush e mori situatën në dorë, të tërë shqiptarët janë të bindur ku bëjnë analiza të thella dhe e shikojnë situatën me sy realist. Agjenturat e huaja, serbe dhe ajo greke patën një ndikim të jashtëzakonshëm në Shqipëri, për t’ua dhënë pushtetin e tyre pikërisht agjenturave të tyre, atyre që atë gjë të cilën nuk e kishin bërë për një jetë ta bënin maksimalja për 5 vite dhe e arritën me misionarët e tyre real ka qenë i Serbisë por më vonë edhe i Greqisë. Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata të dy në unison kanë bashkëpunuar dhe duke përfituar nga postet e larta drejtuese të larta. Dyshja Meta-Berisha i njohin agjentët e ndonjë të vërtetë mund të ketë aty.
Fredi Beleri la javën e kaluar la burgun e Fierit, pasi mori lejen për t’u betuar si eurodeputet. Në Athinë ai u takua gjithashtu me kryeministrin Mitsotakis i cili deklaroi se Shqipëria po afrohet më shumë me Evropën nëse i përmbush angazhimet e saj. Si e shihni këtë zhvillim?
Kjo është një komedi por edhe tragjike nga ana tjetër. Them komedi se një njeri që ka bërë një krim zgjedhor dhe që ka vjedhur vullnetin e qytetarëve në Himarë për t’u bërë kryetar bashkie e tani i provohet me vendim gjykate të formës së prerë që është ligj e që gjykohet nga një Gjykatë që jo vetëm është nga më të besuarat por mbështetet dhe nga SHBA dhe BE, e konsiderohet si gjykata e reformuar pas reformës në drejtësi dhe i përshtatet standardeve europiane e në një situatë të tillë, pra një njeri i dënuar për krim zgjedhor, si hajdut votash, ai të zgjidhet eurodeputet që e vendosi kryetari i partisë për motive politike e anti-shqiptare. Tani e marrin dhe e çojnë eurodeputet në Parlamentin Europian. Ai do të shkojë të bëj betimin në Parlamentin Europian dhe kur t’i thonë që të tregoj CV-në e tij që nga po vjen, ai do të thotë që vij nga burgjet e Shqipërisë sepse jam hajdut votash.
Ai do të përfaqësojë Greqinë në Parlamentin Europian, këtu është tragjedia por edhe komedia e këtij akti që është i paprecedent. Problemi këtu është i autoriteteve tona shqiptare, i qëndrimit të ekzekutivit shqiptar në raport me dhënien e lejes së tij. I kemi dhënë ne leje në 34 vite histori, ndonjë të burgosuri që sa ka marrë vendimi formën e prerë dhe ende pa filluar vuajtjen e dënimit, se ka qenë i paraburgosur e nuk dihej nëse do të dilte edhe i pafajshëm. Sa ka filluar të vuaj dënimin dhe menjëherë të kërkojë leje dhe të japim leje, edhe në rregulloren e Drejtorisë së Burgjeve thuhet se do të bësh kërkesën për leje dhe brenda një viti do të shikohet kërkesa për mënyrën si sillesh, e mbi këtë bazë të jepet leja. Ça sjellje panë ato të Drejtorisë së Burgjeve, se ai nga paraburgimi, mori formën e prere vendimi dhe nuk ka bërë asnjë ditë burg. Në këtë aspekt edhe dhënia e lejes është një servilizëm i pacipë jo i autoriteteve të Drejtorisë së Burgjeve, pasi pa lejen e ministrit të Drejtësisë nuk kishin si të jepnin leje. Pra, është një lloj servilizmi i pashoq.