“Boll pranuat t’ju grabisë tregtari”, Braçe thirrje pronarëve të hoteleve dhe të restoranteve

1 minut lexim

Deputeti socialist Erion Braçe ka nxitur pronarët e hoteleve dhe të restoranteve që të blejnë shalqi te bujqit në Divjakë e Lushnje, pasi kanë cilësi të garantuar dhe çmime katër herë më lirë se te tregtarët.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Braçe thekson se tregtarët e blejnë me 10 lekë/kg dhe e shesin me 40 lekë.

REAGIMI I BRACES

KY ESHTE SHALQINI YNE;

KJO CILESI, I GJITHA NJESOJ,

BIO BERE THJESHTE NGA TOKA, UJI E DIELLI!

BLINI TEK BUJKU NE FUSHE;

TE TJERET JU GRABISIN ME CMIM KATER HERE ME TE LARTE SE TEK BUJKU!!

TANI IMSHTA, GJONASI, ESKAJ, CERMAT-DUKE NISUR NGA CERMA E SIPERME, BICUKASI E SULZOTAK, KA SHALQI,

KERKUND TJETER!

Ti qe ke hotel plot, restorant plot, bar, shalqinin e ke ne tre vakte, BLI TEK BUJKU NE FUSHE, merr cilesine e tokes sone dhe KURSE

PARATE E TUA!

Boll pranove te te grabise tregtari e kjo te duket LEHTESI!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E goditi rrufeja, humb jetën 42-vjeçari në Kosovë

Story i radhës

Shkenda Dubova publikon fotografi nga ishujt Maldive

Të fundit nga