Bllokohen 20,000 kokrra vezë/ AKU vendos 21 milionë lekë gjoba në Korçë

October 19, 2022
1 minut lexim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit,  gjatë monitorimit në qarkun Korçë në njësi të tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, njofton se ka konstatuar disa subjekte të cilat kanë cënuar sigurinë ushqimore, për tregtim të ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe afat të kaluar të përdorimit.

Kështu, njoftohet se nga kontrollet e kryera në subjektet me iniciale “E”, “H.E”, “A.C”, “Ll”, “ZH” dhe “K.F”, u konstatua hedhja në treg e ushqimit të pasigurt për konsum,

tregtimi i produktit vezë pa vulën përkatëse dhe të paetiketuara, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe ushtrim i aktivitetit i pa pajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi 11 masa administrative gjobë me vlerë 2,100,000 lekë të rinj si dhe u bllokua sasia prej rreth 20,000 kokrra vezë dhe produkte të tjera ushqimore të pasigurta për konsum.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përplasje të ashpra në OKB, deputetja shqiptare: Më keni vrarë babain, ky mbiemër është njollë e zezë

Story i radhës

Sulmet ruse lënë pa energji elektrike më shumë rajone ukrainase

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë