Blinken thotë se Putin nuk është serioz që t’i japë fund luftës përmes diplomacisë

April 26, 2022
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka treguar seriozitet që lufta në Ukrainë të përfundojë përmes diplomacisë, pavarësisht disa përpjekjeve ndërkombëtare.

“Deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë se presidenti Putin është serioz për negociata kuptimplota”, tha Blinken para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan.

Përderisa SHBA-ja do të mbështesë përpjekjet ukrainase për t’i dhënë fund luftës përmes diplomacisë, Blinken tha se “qëllimi ynë është që të sigurohemi se ata kanë në duart e tyre aftësinë që t’i kundërvihen agresionit rus, dhe të forcojnë pozicionin e tyre në tavolinën e negociatave”.

Blinken iu përgjigj kështu pyetjeve të senatorit republikan, Rand Paul, i cili akuzoi presidentin amerikan, Joe Biden, se ka kontribuar në vendimin e Putinit për ta pushtuar Kievin, pasi sipas tij, ai ka folur për mundësinë që Ukraina të pranohet në NATO.

Por, Blinken tha se në bisedimet me Rusinë, para nisjes së pushtimit më 24 shkurt, ishte e qartë se shqetësimet e Putinit lidhur me bashkimin e Ukrainës në këtë aleancë perëndimore, ishin pretekst për nisjen e luftës.

“Ne tentuam që të angazhoheshim me ta në këto situata me seriozitet”, tha Blinken.

“Është shumë e qartë – dhe sipas fjalëve të vetë presidentit Putin – kjo luftë kurrë nuk ishte për faktin se Ukraina potencialisht mund të bëhej pjesë e NATO-s, por ka të bëjë me besimin e tij se Ukraina nuk e meriton të jetë një vend sovran dhe i pavarur”, shtoi ai.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Në javët e fundit, trupat ruse janë tërhequr nga veriu i Ukrainës dhe kanë thënë se do të përqendrojnë operacionet e tyre ushtarake për të “çliruar” lindjen e Ukrainës.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë do të ndodhë me Twitter në epokën e Musk

Story i radhës

Ballkani reagon

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë