Blinken thirrje Kosovës dhe Serbisë: Zgjidhni në mënyrë paqësore çështjen e targave

October 25, 2022
min lexim

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të zgjidhin në mënyrë paqësore çështjen e targave.

Kjo teksa po afrohet 31 tetori që është edhe afati i fundit për ndërrimin e targave me inicialet e qyteteve të Serbisë nga periudha e para luftës do të mund të përdoren në Kosovë.

Siç shkruan The Pavlovic, javën e kaluar i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe homologu i tij evropian, Miroslav Lajçak, patën diskutime në Kosovë dhe Serbinë, por që ende nuk kanë dhënë rezultate, njofton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, u pyet lidhur me mesazhin e Sekretarit Blinken për Prishtinën dhe Beogradin, duke pasur parasysh se afati i 31 tetorit po afrohet me shpejtësi për ndërmjetësimin e marrëveshjes për targat, teksa ripohoi mbështetjen amerikane për bisedimet Serbi-Kosovë.

“Mesazhi ynë për këtë ka qenë konsistent. Ne e mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Price.
Price, mes tjerash, tha se Blinken ka folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha nga të dy kërkoi angazhim të vazhdueshëm për të siguruar paqe dhe stabilitet.

“Kjo është arsyeja pse Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabel Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor, besoj se ishte. Ai nënvizoi mbështetjen tonë për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ai kërkoi angazhim të vazhdueshëm konstruktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin”, tha Price.

Tutje, Price tha se ka shpresë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë dialog të BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi partner si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë me shpresën se ato mund ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim”, tha Price për The Pavlovic Today.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk ka konfirmuar qartë, nëse do ta shtyjë këtë afat, ndonëse në këtë fazë para datës 31 tetor, ata vazhdojnë të mbajnë qëndrimin për respektim të afatit.

Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, foli për kërkesën e emisarit amerikan që vendimi për konvertimin e targave të shtyhet edhe për 10 muaj, duke thënë se kjo çështje ka të bëjë me sundimin e ligjit.

“Çështja e targave është mbi të gjitha çështje e sundimit të ligjit”.

“Partnerët tanë ndërkombëtar nëse për vite kanë kërkuar që Kosova të punoj në sundimin e ligjit, ne këtë po e bëjmë. Andaj pres nga partnerët tanë që të na mbështesin në sundim të ligjit në trajtimin e të gjithëve në mënyrë të barabartë”, u shpreh Osmani.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Në vend që të eksportojë thëngjill dhe energji elektrike, Kosova i importon këto të dyja

Story i radhës

Sunak sot e merr detyrën e kryeministrit, pas takimit me mbretin Charles III

Të fundit nga

ShkoLartë