blinken muslimanet shpesh i nenshtrohen diskriminimit dhe urrejtjes bazuar ne besimin fetar 6412da5f08816

Blinken: Muslimanët shpesh i nënshtrohen diskriminimit dhe urrejtjes bazuar në besimin fetar

March 16, 2023
1 minut lexim

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken me rastin e 15 Marsit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë deklaroi se muslimanët në mbarë botën shpesh i nënshtrohen diskriminimit dhe urrejtjes bazuar në besimin fetar, raporton Anadolu.

Ai tha se tha se çdokush në çdo vend ka lirinë e mendimit, ndërgjegjes, fesë dhe besimit, madje edhe mosbesimit dhe ndryshimin e besimit.

Duke tërhequr vëmendjen se muslimanët në mbarë botën shpesh i nënshtrohen diskriminimit dhe urrejtjes bazuar në besimin fetar, ai tha se “Çdo individ qoftë individualisht, qoftë si shoqëri, posedon lirinë e shprehjes, zbatimit dhe mësimit të bindjeve të tyre në mënyrë të hapur ose privatisht”.

“Sot ua tërheqim vëmendjen për persona që arrestohen, burgosen madje edhe vriten për arsye se identifikojnë veten si muslimanë ose kryejnë adhurimet e tyre në mbarë botën. SHBA-ja do të vazhdojë të mbrojë njerëzit që të jetojnë sipas ndërgjegjes së tyre. Përderisa muslimanët në mbarë botën përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit, le të përpiqemi të luftojmë urrejtjen në SHBA dhe vende të tjera”, theksoi Blinken.

OKB-ja në vitin 2022 shpalli 15 Marsin si Dita Ndërkombëtare Kundër Islamofobisë.





MARKETING

RENT A CAR

kongresi i fifa se ffk mbeshtete infantinon ne zgjedhjet per president 6412da22708cb
Story i mëparshëm

​Kongresi i FIFA-së, FFK mbështetë Infantinon në zgjedhjet për president

dhunoi motren arrestohet 47 vjecari ne gjirokaster procedohet gruaja e tij 6412dc3f8c21f
Story i radhës

Dhunoi motrën, arrestohet 47-vjeçari në Gjirokastër, procedohet gruaja e tij

Të fundit nga

ShkoLartë