​Kongresi i FIFA-së, FFK mbështetë Infantinon në zgjedhjet për president

Në Kigali të Ruandës po zhvillohet Kongresi i 73-të i FIFA-s, një eveniment i rëndësishëm për futbollin botëror.

Në punimet e këtij kongresi pritet që Gianni Infantino të rizgjidhet president i FIFA-s për mandat të ri katërvjeçar.

Në këtë Kongres FFK po përfaqësohet nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj, të cilët i kanë dhënë mbështetje presidentit aktual të FIFA-s.

Sipas FFK-së, Infantino ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të rritur nivelin e futbollit në të gjithë botën, duke krijuar mundësi për të rinjtë dhe duke përmirësuar kushtet e punës për futbollistët në gjithë globin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Samsung prezanton Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G

Story i radhës

Blinken: Muslimanët shpesh i nënshtrohen diskriminimit dhe urrejtjes bazuar në besimin fetar

Të fundit nga