Blinken bën thirrje për lirimin e të burgosurve politikë në Bjellorusi

January 28, 2022
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Qeverisë bjelloruse për lirimin e “menjëhershëm” dhe “pa kushte” të të burgosurve politikë, që kishin marrë pjesë në protestat masive kundër udhëheqësit autoritar, Alyaksandr Lukashenka.

Përmes një deklarate, Blinken tha se mbi 1,000 të burgosur politikë po mbahen në Bjellorusi, teksa dhjetëra-mijëra “bjellorusë të pafajshëm” kanë qenë të burgosur po ashtu që prej “zgjedhjeve të manipuluara presidenciale të gushtit të vitit 2020”.

“Që prej gushtit të vitit 2020, Shtetet e Bashkuara, në koordinim me aleatët dhe partnerët, kemi vendosur pesë runde të sanksioneve ndaj zyrtarëve dhe mbështetësve të regjimit brutal të Lukashenkas. Ato sanksione do të jenë në fuqi derisa autoritetet të ndalin represionin ndaj popullit bjellorusë, përfshirë edhe lirimin pa kushte të të gjithë të burgosurve politikë”, tha Blinken.

Lukashenka ka pretenduar se ka fituar zgjedhjet e gushtit të vitit 2020.

Shumë bjellorusë po përballen me gjykime lidhur me protestat masive që u nxitën pas rezultateve zgjedhore. Disa qeveri perëndimore dhe shumë bjellorusë thonë se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Protestat u shtypën me dhunë nga autoritetet, që ndaluan dhjetëra-mijëra persona. Shumica e figurave të opozitës ose janë arrestuar ose janë detyruar që të largohen nga vendi. Dhjetëra protestues janë vrarë dhe ka raporte të besueshme se autoritetet kanë torturuar protestuesit gjatë shtypjes së protestave.

“Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje edhe njëherë për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë të burgosurve politikë, duke e njohur këtë si hap të rëndësishëm për Bjellorusinë që të dalë nga kriza politike. Ne do të vazhdojmë të punojmë për drejtësi për viktimat dhe që përgjegjësit të dalin para drejtësisë… Ne qëndrojmë me popullin e Bjellorusisë teksa ata kërkojnë një të ardhme bazuar në sundim të ligjit dhe llogaridhënies dhe një qeveri demokratike”, tha Blinken.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja hunin ja tirqit!

Story i radhës

Këngëtarja e hitit të famshëm do të prezantojë Eurovision 2022

Të fundit nga

ShkoLartë