​Blinken: Administrata Biden mbështet protestuesit në Kinë

December 4, 2022
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se administrata e presidentit amerikan Joe Biden mbështet protestuesit në Kinë, të cilët janë të pakënaqur me masat antiCOVID dhe njoftoi se ai do të merret me këtë çështje kur të vizitojë Kinën në fillim të vitit të ardhshëm.

Sigurisht që ne i mbështesim protestat. Ne mbështesim të drejtën e të gjithë njerëzve për të protestuar në mënyrë paqësore, për të shprehur pikëpamjet e tyre, për të shprehur zhgënjimet e tyre, pavarësisht nëse është Kina, qoftë Irani apo ndonjë vend tjetër”, tha Blinken për CNN.

Demonstratat në Kinë u ndezën nga një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu më 24 nëntor në Urumqi, kryeqyteti i rajonit Xinjiang në perëndim të Kinës.

Të paktën 10 persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën nga zjarri që përfshiu godinën e banimit, i cili shkaktoi zemërim dhe indinjatë të publikut, pasi videot e incidentit treguan se masat antiCOVID penguan zjarrfikësit të ndërhynin në kohë dhe të arrinin te viktimat.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhevat Kallajxhi: Abraham Linkolni:Mos u trembni nga e vërteta

Story i radhës

Kilde më i shpejti në supersllallom të madh

Të fundit nga

ShkoLartë