“Blindohet” Fieri/ Policia aksion në orët e mbrëmjes, kontrolle në rrugët e qytetit. Ja kush ka qenë në “shënjestër”

Fieri është “blinduar” nga forca të shumta policie, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit me qëllim kapjen e personave me precedent penal.

Panorama.al mëson se policia ka ushtruar kontroll fizik të drejtuesve të mjeteve, kanë verifikuar makinat, duke shënjestruar ato me xhama të zinj.

Operacioni është zhvilluar nga forcat e posaçme Shqiponja, patrulla e përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, ato të antidrogës e rrugores.

Ende nuk ka rezultate nga ky aksion i policisë së Fierit, ndërsa gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re shtim i kontrolleve si në qytet ashtu edhe në periferi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vuçiç rizgjodhet president, merr urimin e veçantë nga Biden, kërkon kompromis me Kosovën

Story i radhës

Këshilltari i Zelenskyy: Ne do të bëjmë gjithçka për të mos i zhgënjyer njerëzit tanë

Të fundit nga