Analisti Bleron Baraliu, ka reaguar pas skandaleve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku ka pyetur se ku kanë qenë nga janari që nuk e kanë kundërshtuar raportin.
Baraliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se raportet e tilla janë konfirmim i idesë që ASHAK-u duhet me u mbyllë me urgjencë.
“Tri mendime:
1. Ku keni qenë në Janar që nuk e keni kundërshtuar raportin, por i gjuheni në qafë njeriut me eufori tipike tek tash pasi dëmi është bërë – o turma grejzash që ushqeheni veç me statuse tfejsbukut
2. Ky raport, jo përmbajtja aq sa forma dhe vizioni apo mungesa totale e tij, janë veç konfirmim i idesë që ASHAK-un duhet me e mbyllë me urgjencë
3. Bashkë me ASHAK, do të ishte e udhës me e mbyll edhe UP, dhe mi dërgu në riedukim të gjithë profesorët – pastaj me vlerësu a janë krijuar kushtet e nevojshme për rihapje
Pa guxim të këtillë vazhdojmë shllajfitjen intelektuale dhe lulëzimin e portaleve si nacionale.çcom dhe bigbrother.devolli”, ka shkruar Baraliu.