Blerja e Twitter nga Musk në rrezik, kërkohet ulja e çmimit

May 17, 2022
1 minut lexim

Miliarderi Elon Musk vazhdon përplasjen e tij me Twitter lidhur me përqindjen e llogarive robotike në Twitter duke lënë të kuptohet se mund të kërkojë një ri-negocim të marrëveshjes 44 miliardë dollarëshe.

Gjatë një konference në Miami ai tha se një çmim më i ulët nuk përjashtohej. Ulja e çmimit është një lëvizje e papritur duke pasur në konsideratë se ekzekutivi i Tesla dhe SpaceX kishte rënë dakord të paguante 38% mbi vlerën reale të aksioneve kur bëri ofertën në muajin Prill.

“Ajo që po më thuhet tani është se nuk ekziston një mënyrë për të kuptuar sesa është numri i llogarive robotike,” tha Musk.

Të Premten e kaluar Musk njoftoi se blerja e Twitter ishte pezulluar për shkak të shqetësimeve lidhur me numrin e llogarive robotike në platformë.

Miliarderi tha se ekipi i tij do të bënte një analizë të pavarur me llogarinë e tij për të përllogaritur përqindjen e këtyre llogarive.

CEO i Twitter Parag Agrawal shpjegoi në rrjetin social se përllogaritjet e jashtme janë të gabuara dhe duke qenë se platforma në analizën e saj përfshin edhe informacione private. /CIO Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Tre ditë pasi u martua në luftë: Bombardimet ruse ia vrasin burrin ukrainases

Story i radhës

Rusia po përdorë goditjet e artilerisë

Të fundit nga

Dita kur u krijua CNN

Cable News Network (CNN), rrjeti i parë televiziv në botë i dedikuar lajmeve 24-orëshe, filloi transmetimin më 1 qershor 1980. Ai u themelua nga magnatët e medias amerikane Ted Turner dhe Reese
sqmken
ShkoLartë