Blerja e banesave, Kadrija: Ose do të bien çmimet, ose biznesi i ndërtimit do të ngulfatet

min lexim


Në episodin e tretë të serialit “Robin Hud”, që transmetohet në TV21, flasim për çmimet e larta të banesave dhe qirave. Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadrija thotë se çmimet nuk janë në proporcion me të hyrat, ndërsa sipas tij për shkak se kërkesa nuk është edhe aq e madhe siç paraqitet, thotë se çmimet ose do të bien ose do të ngulfatet biznesi i shitjes dhe ndërtimit të banesave.

“Logjika të orienton , logjika ekonomike të orienton që këto tentojnë të mbesin në treg vetëm me pjesën duke i rritur çmimet për m2, që kjo çdo ditë e më shumë është duke e ngulfatur qytetarin. Këtu ose do të bien çmimet ose do të vjen në një pikë ku këto biznese të ndërtimeve, këto biznese të patundshmërive do të ngulfaten në një pikë sepse nuk ka mundësi, sepse ekonomia e tregut një mënyrë siç është deri më tani e funksionimit”, tha Kadrija.


Emisionin e plotë të “Robin Hud”, projekt ky që realizohet në bashkëpunim të gazetarëve nga Ballkani Perëndimor, mund ta ndiqni sot në ora 12:05 në TV21.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

PSG po planifikon transferimin e yllit të Interit për ta përforcuar sulmin

Story i radhës

“TaorminaNews24”: Italianët zgjedhin Shqipërinë në vend të “Bel Paese”-s

Të fundit nga